Për pak minuta dy aksidente në Komoran, tre të vdekur (FOTO)

21:48 | 26 Shtator 2017
Arbresh.info

Në magjistralen Prishtinë-Pejë kanë ndodhur dy aksidente të rënda brenda pak minutash.

Lajmin e ka konfirmuar për portalin arbresh.info Daut Hoxha, zyrtar për informim në Policinë e Kosovës.

aksident ne Komoran

Ai thotë se në Komoran kanë ndodhur dy aksidente. I pari ishte i vetë-shkaktuar, ku dyshohet për dy persona të vdekur. Ndërsa disa minuta më vonë në të njëjtin vend është shkaktuar një aksident mes kamionit dhe autoambulancës, ku një person ka humbur jetën.

Në vendin e ngjarjes janë njësitet policore dhe shërbimet e emergjencës, si dhe është njoftuar prokurori.

Ndërsa policia ka bërë apel që pjesëmarrësit e trafikut të tregojnë kujdes më të madh.

“Pas pranimit te informacionit rreth ores 20:00, per nje aksident trafiku ne rr. Peje-Prishtine ne afersi te Komoranit, njesitet policore kane reaguar ne ate lokacion. Sipas informacioneve te para nga zyrtaret policor dyshohet se ne rastin e pare nje drejtues automjeti ka humbur kontrollin duke u vetaksidentuar, ndersa po ne afersi te njejtin vend pak minuta me vone nje aksident tjeter eshte shkaktuar ndermjet: nje kamioni dhe nje autoambulance. Ne vetaksidentin e raportuar dyshohet per dy persona te vdekur, ndersa raportohet se edhe ne automjetin e ambulances nje person ka humbur jetën. Njesitet policore dhe te emergjences po ndermarrin veprimet e nevojshme ne vend te ngjarjes per te identifikuar rrethanat se si kanë ndodhur te dy rastet, eshte njoftuar  prokurori dhe hetimet per te dy keto raste te rënda jane ne proces”, ka thënë Hoxha.Edhe nje here policia apelon tek te gjithe drejtuesit e automjeteve qe te kene kujdes me te madh gjate drejtimit te automjeteve, posaqerisht kur kemi te bejme edhe me ndryshime te kushteve atmosferike dhe zvogelim te dukshmërisë”, tha ai./arbresh.info/

aksident ne Komoran aksident ne Komoran aksident ne Komoran

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme