Numri i llogarive aktive sipas trustit pensional në vitin 2018 është tkurrur për afër 8 mijë persona.
Përderisa në vitin 2017 numri i kontribuuesve ishte 352,849, në fund të dhjetorit kjo shifër ra për rreth 8 mijë persona më pak.
Sipas ekspertit të ekonomisë, Lulzim Beqiri, kjo ka ndodhur si pasojë e humbjeve të vendeve të punës.
“Numri i llogarive aktive në vitin 2018 është tkurrur për afro 8 mijë persona sipas Trustit pensional, numri i kontribuuesve aktivë në vitin 2017 në Trust ishte 352,849, ndërsa në fund të dhjetorit të vitit 2018 ky numër ka rënë në 344,453 persona. Mendoj se kjo është si pasojë e humbjeve të vendeve të punës dhe sigurisht ka reflektuar edhe në llogaritë e personave në Trust, kjo përçon mesazh negative për investime të huaja, nisur edhe nga fakti se një pjesë e madhe e fuqisë punëtore ka mësyrë rrugët e botës për një jetë më të mirë”, ka thënë Beqiri në një përgjigje për Indeksonline.
Sipas zyrtarëve të Fondit të Kursimeve Pensionale, këto ngritje e rënie në tregjet financiare janë të zakonshme.
Sipas tyre, kjo rënie e vlerës së investimeve në Fondin e Kursimeve Pensionale është kompensuar.
“Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës për periudhën janar-shkurt 2019 kthimi bruto nga investimet ka shkuar në rreth +90 milionë euro, ose një rritje e çmimit të aksionit prej +5.1%.Performanca e investimeve të FKPK-së vazhdon të jetë e bazuar në strategjinë afatgjatë të investimeve e jetësuar nga Bordit Drejtues i FKPK-së. Përderisa në afatgjatë kjo strategji është treguar e suksesshme me kthim nga investimet mbi 410 milionë që nga themelimi, duhet theksuar atë që në vazhdimësi e kemi deklaruar, se lëvizjet afatshkurtra (ngritjet e rëniet) në tregjet financiare janë të zakonshme, si një proces ciklik, dhe në të ardhmen e afërt mund të vazhdojnë të ndikohen nga marrëveshja mes SHBA-ve dhe Kinës, Brexit si dhe çështjet e tjera gjeopolitike dhe makroekonomike”, thuhet në një shkrim të tyre
Sipas Beqirit, Qeveria duhet të fokusohet në uljen e papunësisë.
“Karakteristikë e veçantë është se në vitin 2017 kemi rritje të papunësisë, për 30,513 persona, pra Qeveria në vend që ti rrisë pagat duhet të fokusohet në uljen e papunësisë, sipas trendëve edhe në vitin 2018 do të ketë rritje të papunësisë”, ka thënë ai ndër të tjerash.
Sipas ASK-së shkalla e papunësisë për vitin 2014 ishte 35,3%, ose 176,743 persona, për vitin 2015 ishte 32,9%, ose 145,776 persona, ndërsa për vitin 2016 ishte 27,5%, ose 126,070 persona, edhe në vitin 2017 shkalla e papunësisë ishte 30,5%, ose 156,583 persona.
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...