Qentë endacak vazhdojnë të paraqesin rrezik për qytetarët. Ndonëse shpesh është kërkuar një zgjidhje për këtë problem, një gjë e tillë nuk është bërë akoma, pavarësisht iniciativave.
Jo të rralla kanë qenë rastet, kur edhe fëmijët janë sulmuar nga këto kafshë, e të njëjtat kafshë vazhdojnë të mbrohen nga organizatat joqeveritare, të cilat kanë dalë kundër vrasjes së tyre, por si zgjidhje që mos të vjen deri te vdekja e njerëzve nga qentë e shohin sterilizimin që ndalon shumimin e tyre dhe vaksinimin kundër tërbimit.
E, numri i qytetarëve që kërkuan ndihmë mjekësore në QKUK nuk ishte dhe i vogël për këtë vit. Lindita Ajazaj – Berisha, U.D e Drejtorit të Klinikës Infektive në QKUK ka thënë për Indeksonline se deri në fund të muajit tetor kanë qenë afër 350 raste të kafshimeve nga qentë, kryesisht atyre endacak.
“Në Klinikën Infektive deri më 31.10.2019 janë trajtuar në mënyrë ambulantore 348 raste me diagnozën Vulnus morsum cani (kafshime nga qeni, zakonisht endacak e në raste të rralla edhe qeni i shtëpisë), ndërsa ka qenë vetëm një rast i spitalizuar i cili pas trajtimit është lëshuar në shtëpi”.
Infektologia tutje ka shtuar se për momentin nuk e kanë asnjë rast të spitalizuar në Klinikën Infektive.
Ndryshe, thuhet se në nivel vendi janë rreth 150.000 qen endacak. E rreziku më i madh nga ta vjen kryesisht në sezonën dimërore./express
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...