Thëngjilli është vlerësuar të jetë ndotësi më i madh i ajrit në Kosovë. Por, Ministria e Mjedisit, përkundër që ka marr vendim që të ndalohet thëngjilli për ngrohje, në një vit, janë konfiskuar vetëm 14 kamion me thëngjill, ndërsa në ministri thonë se nuk kanë inspektor të mjaftueshëm për zbatimin e këtij vendimi.
Ndonëse në nëntor të vitit të kaluar Qeveria e Kosovës mori vendim për ndalimin e përdorimit dhe shitjes së thëngjillit në nivel vendi me qëllim të reduktimit të ndotjes së ajrit, Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në një vit ka konfiskuar vetëm 14 kamionë thëngjill ilegal.
“Në bazë të informatave që posedojmë nga Inspektorati i MMPH dhe ai i Minierave janë konfiskuar 14 kamionë me thëngjill”, deklaroi Fatmir Matoshi.
Matoshi ka pranuar se ministria nuk ka inspektor mjedisor të mjaftueshëm për gjithë territorin. Ka shtuar se asnjë dënim nuk është shqiptuar për mosrespektimin e këtij vendimi.
“Numri i inspektorëve është shumë i vogël. Është shumë e vështirë që të mbulohet i gjithë territori i Kosovës. Nuk kemi të dhënë që ndonjë institucione ka përdorë thëngjill pas vendimit të MMPH”, shton më tej Matoshi.
Shkolla fillore “Mihal Grameno” ka një vit që ka larguar përdorimin e thëngjillit për ngrohje duke e zëvendësuar me dru.
“Pas vendimit që ka marrë Ministria në shkollë nuk kemi përdorur thëngjill. Kemi përdorur si lëndë djegëse drutë. Është më mirë edhe për buxhetin e shkollës por edhe ambienti është më i pastër”, tha Ismet Gashi.
Ndërsa shkollat publike të kryeqytetit po punojnë edhe në ndërrimin e naftës si lëndë djegëse duke e zëvendësuar me pelet.
Në një listë të siguruar nga RTV Dukagjini bazuar në të dhënat e Ministrisë së Arsimit në nivel vendi kanë figuruar 281 shkolla që janë ngrohur me thëngjill para marrjes së këtij vendimi mirëpo zyrtarë të MASHT nuk ishin të gatshëm të flasin nëse në të gjitha shkollat është larguar përdorimi i thëngjillit.
Thëngjilli është vlerësuar të jetë ndotësi më i madh i ajrit në Kosovë. /Telegrafi/
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident t...
Dy raste të vjedhjeve të rënda në Ferizaj, policia jep detaj...