Njësitet policore në nivelin e stacionit policor në Pejë, duke përfshirë edhe dy nënstacione policore gjatë periudhës kohore nga data 1 janar e deri më 1 shkurt nga ana e zyrtarëve policor gjatë aktiviteteve policore , janë konfiskuar armë dhe municione të ndryshme të mbajtura nga të dyshuarit në mënyrë të kundërligjshme.
Armët dhe municionet e konfiskuara janë : 21 armë dhe 140 fishekë të llojeve e kalibrave të ndryshëm. Nga këto janë 11 armë të gjata dhe 10 pistoleta.
Në koordinim me njësitin e karabinierëve në kuadër të KFOR-it, të cilët kanë hasur në persona të dyshuar dhe lidhur me ketë menjëherë kanë njoftuar Policinë me ç’rast është vepruar menjëherë dhe vetëm më datë 11 dhe 12 shkurt gjatë një operacioni të nevojshëm policor të cilin e kanë ndërmarrë njësitet policore të SP Pejë të koordinuar me prokurorin e shtetit, janë realizuar bastisjet në tetë lokacione, me ç’rast janë konfiskuar shtatë armë të gjata, prej tyre 2 pistoleta dhe 41 fishekë të llojeve të ndryshme.
Ndaj të dyshuarve pas përfundimit të hetimeve nga Njësiti i hetimeve janë iniciuar raste ‘mbajtja në pronësi, kontrollë, ose posedim të paautorizuar të armëve’ , konform Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...