Prokurorja Lumturie Vuqetaj, ka bërë të ditur që për një javë shtatë persona kanë dalë para gjykatës për prostitucion me të mitura. Sipas saj pesë nga ta tashmë janë në paraburgim dhe dy të tjerë në arrest shtëpiak.
“Grupi është prej pesë personave të cilët dyshohet që të njëjtit në mënyrë të organizuar kanë rekrutuar femra, të cilat i kanë shfrytëzuar për abuzime dhe marrëdhënie seksuale me personat tjerë me pagesë, për çka prokuroria menjëherë ka angazhuar një sërë veprimesh në disa qytetet të Kosovës.”
Tutje ajo tregoi për Klan Kosova se grupi është nga regjioni i Pejës, kurse dy nga viktimat janë nga i njëjti regjion dhe janë gjendur në Ferizaj pasi dyshohet se janë trafikuar edhe dhunuar derisa kanë qenë nën ndikimin e substancave narkotike. Prokurorja bëri të ditur se edhe një femër tjetër e moshës 18 vjeçare nga Malisheva ka qenë viktimë e këtij grupi, njofton Klankosova.tv.
“Rasti konkret ka të bëjë me dy viktima të cilat janë të moshës 13 vjeçare që do të thotë se është fëmijë, dhe moshës 15 vjeçare, e mitur e re. Ato janë gjetur të strehuara në një lokal, gjegjësisht te pronari i një lokali në Ferizaj, ku janë strehuar në një banesë të angazhuar nga ana e tij me qera. Nga aty të njëjtat poashtu janë gjetur më pas në Mitrovicë, ku një person tjetër poashtu i mitur ka abuzuar seksualisht me të njëjtat.”
Tutje ajo tregon se personi që i ka strehuar viktimat është i moshës madhore, prind, dhe ato janë shfrytëzuar për punë në lokalin e tij, sidomos 15 vjeçarja. Vuqetaj shpjegoi se personi në Mitrovicë ishte 17 vjeçar dhe se 13 vjeçarja ishte lajmëruar nga familja si e zhdukur 10 ditë përpara.
Kurse pas bastisjeve në lokacionet që konsiderohet se janë kryer veprat dhe janë sekusestruar disa prova materiale që do të ekzaminohen në ditët në vijim.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...