Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, në vazhdën e implementim të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore në periudhën njëjavore 13.09.2022 – 19.09.2022 ka realizuar aktivitete operative të cilat dalin nga ky plan.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve nga Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan është arritur që të arrestohen persona të cilët për vepra të ndryshme penale kanë qenë duke u kërkuar me urdhëresa aktive nga ana e Gjykatave kompetente, thuhet në komunikatën për media.
Përmes një komunikate për media, Policia e Gjilanit bënë të ditur se gjatë kësaj periudhe është arritur që të realizohen 27 urdhëresa Gjyqësore.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.
Policia fton qytetarët për bashkëpunim dhe nëse kanë informacione për personat që janë të kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë Stacionin më të afërt, përmes aplikacionit ,,Lajmëro Policinë ‘’, E-mail:[email protected] dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...