Policia Rajonale e Gjilanit njofton se për një javë , janë shqiptuar 1313 gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor.
Po ashtu në kuadër të këtij plani janë ndërmarr aktivitete edhe në:
Hetim i tetë aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
Hetim i 16 aksidenteve të trafikut me të lënduar,
Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për 30 ngasës,
Janë përjashtuar nga komunikacioni 11 motoçikleta.
‘Gjithashtu njësiti rajonal i trafikut rrugor në kuadër të implementimit të planit operativ “Brezi i sigurisë” ka shqiptuar 79 gjoba ndaj ngasësve dhe pasagjerëve të cilët janë hasur në komunikacion pa e vendosur brezin e sigurisë në mjet”, njofton policia.
Tutje thuhet se Njësitet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan kanë mbajtur dhe vazhdojnë të mbajnë pika të shumta të kontrollit të automjeteve me qëllim të prezencës sa më të madhe në terren dhe parandalimit të aksidenteve të trafikut rrugor, me theks të veçantë të aksidenteve me fatalitet.
Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafikut rrugor, Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, të përshtatin ngasjen dhe shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe rregullat në trafik./Arbresh.info/
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...