Policia në Gjilan për një javë ka shqiptuar 1 mijë e 357 gjoba.
Me anë të një komunikate për media, mësohet se në kuadër të këtij plani është bërë hetimi i 19 aksidenteve të trafikut me dëme materiale/
“Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar njëmijë e treqind e pesëdhjetë e shtatë (1357) gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor. Po ashtu në kuadër të këtij plani janë ndërmarr aktivitete edhe në: Hetim i 19 aksidenteve të trafikut me dëme materiale, Hetim i shtatë aksidenteve të trafikut me të lënduar, Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për nëntëmbëdhjetë (19) ngasës”, thuhet në kumtesë.
Gjithashtu njësiti rajonal i trafikut rrugor në kuadër të implementimit të planit operativ “Këmbësorët” ka shqiptuar 13 gjoba për këmbësoret që janë takuar duke kaluar rrugën jashtë vendkalimeve të shënjuar për këmbësor dhe gjoba për ngasësit e automjeteve që janë hasur duke mos respektuar përparësinë e kalimit për këmbësorët në vendkalimet për këmbësor./Arbresh.info/
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...