Për një javë Policia në Ferizaj shqiptoi 1 mijë e 256 gjoba

10:45 | 7 Maj 2024
K.B

Policia Rajonale në Ferizaj gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1256 gjoba kundërvajtëse, ndërsa ka hequr edhe 13 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.

Policia njofton se janë raportuar edhe 28 aksidente, prej tyre tre me lëndime, 10 persona të lëneduar si dhe 25 aksidente me dëme materiale.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor”, thuhet në njoftimin për media.

Ndërsa, policia ka ftuar qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.

“Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406”, thuhet tutje në njoftimin nga policia./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme