Google ADS

Për një javë në rajonin e Prishtinës u sekuestruan 5 armë zjarri

09:42 | 11 Nëntor 2024
E.G

5 armë zjarri të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm janë sekuestruar gjatë javës nga zyrtarë policorë të rajonit Prishtinës.

Sipas njoftimit, gjatë kësaj periudhe janë janë realizuar 310 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 67 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj, shkruan Arbresh.info.

“Konform urdhëresave, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.”, thuhet në njoftim.

Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 3 mijë e 959 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor./Arbresh.info/

 

Të ngjashme