Për një javë mbi 1400 persona e mposhtën koronavirusin në Kosovë

09:32 | 28 Gusht 2020
Arbresh Info

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, 143 të infektuar me koronavirus.

Javëve të fundit është vërejtur një numër i madh i të të shëruarve.

E, për një javë, në Kosovë janë shëruar 1401 persona të prekur me COVID19.

Që nga fillimi i pandemisë deri më ani, numri total i rasteve pozitive është 12.981 raste nga 49.277 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 498 raste të vdekjes.

Ndërsa, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9.085 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.398.

Ndërkohë, dje është vërejtur numri më i lartë i testimeve që janë bërë për qytetarët e që deri më tani nuk ka qenë në këtë shifër.

Janë saktësisht 534 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, e që paraqet shifër rekord.

Se një gjë e tillë do të ndodh ka paralajmëruar edhe ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, i cili ka thënë se janë duke punuar në drejtim të shtimit të testimeve në mbarë vendin, në mënyrë që çdo qytetarë të ketë qasje falas në këto teste.

Ndryshe  përveç në IKSHPK, tashmë janë lincencuar edhe rreth 100 laboratorë privat e të cilat kryejnë testime për qytetarët, për të kuptuar nëse janë të prekur ose kanë qenë nga virusi Covid-19.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme