Për një ditë dy raste të falsifikimit të parave në Prishtinë

10:18 | 9 Dhjetor 2022
Vjollca Gajraku

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prishtinë gjatë ditës së djeshme janë raportuar dy raste të falsifikimit të parave.

Ja dhe njoftimi i policisë:

  • Prishtinë 08.12.2022-13:10. Ankuesja femër kosovare zyrtare e bankës, ka raportuar për disa monedha metalike dyshohet se janë të falsifikuara. Monedhat janë sekuestruar nga njësitet policore për ekzaminime të mëtejshme. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori. Rasti është duke u hetuar nga njësiet relevante.
  • Prishtinë 08.12.2022 – 10:37. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se,një i dyshuar e ka furnizuar me derivate veturën e tij me targa vendore , dhe pagesën e ka bërë me një kartëmonedhë prej 500 € e cila dyshohet se është e falsifikuar. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes,  dhe kartëmonedhën e dyshuar e kanë sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme