Në Klinikën e Onkologjisë Mjekësore të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në nëntëmujorin e vitit 2017, ka pasur 1.128 raste të trajtuara nga kanceri.
Sipas një njoftimi të QKUK-së, vetëm gjatë tremujorit të tretë të vitit 2017, kanë qenë 363 raste të reja me kancer (tremujori i tretë i vitit 2016, kanë qenë 287 raste pra, 76 raste më shumë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016, një rritje prej 20.9%).
“Në vitin 2017, Klinika e Onkologjisë, ka funksionuar me kapacitet të plotë, duke pasur në funksion të gjithë aparaturën dhe me shfrytëzueshmëri të shtretërve 100-200 % (një shtrat është shfrytëzuar nga 1 deri 2 pacientë në ditë), duke ofruar shërbime të kimioterapisë venoze, intrapleurale dhe intratekale, radioterapisë, transfuzionit, mjekimit ditor suportiv dhe mjekimit paliativ ditor”, thuhet në njoftim, transmeton EkonomiaOnline.
Kjo klinikë gjatë këtij viti ka ofruar shërbime për të gjithë pacientët e Kosovës. Shërbime janë ofruar edhe për pacientët nga Presheva, Bujanovci dhe Medvegja: pacientëve nga këto regjione ju janë ofruar të gjitha shërbimet (kimioterapi, radioterapi, transfuzion, mjekim ditor suportiv dhe mjekim paliativ ditor).
Kimioterapia:
120-210 pacientë në ditë.
Asnjë pacient i udhëzuar jashtë vendit për trajtim me kimioterapi
Rreth 40 000 shërbime
Rreth 7 000 kontrolle mjekësore
Rreth 6500 aplikime të mjekimit venoz ditor
Rreth 5 500 kimioterapi të aplikuara
Radioterapia:
Aparatura e radioterapisë ka pas defekte relativisht të shpeshta dhe këto defekte në tremujorin e dytë kanë bërë që numri i shërbimeve të jetë më i vogël dhe të mos i përmbush kënaqshëm nevojat e pacientëve dhe listat e pritjes të jenë më të gjata për trajtim kurativ, kurse për trajtim paliativ të vazhdojnë normalisht.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...