Google ADS

Për ndërrimin e patentshoferit të huaj duhet të kalohet vetëm 50% e testit

10:28 | 8 Korrik 2017
arbresh.info

Sipas Udhëzimit Administrativ për dhënien e provimit për  ndërrim  të patentë shoferit të huaj, i nxjerrë së fundi nga Ministria e Infrastrukturës, kandidati jep provimin nëse përgjigjet saktë në mbi 50 për qind e testit, shkruan arbresh.info.

Kjo kuotë është më e lartë për ata që aplikojnë të pajisen në Kosovë për herë të parë.

“Konsiderohet se kandidati jep provimin nëse përgjigjet saktë mbi 50 % të pyetjeve  në test,” thuhet në udhëzim.

Po ashtu, kandidati për ndërrim të patentë shoferit të huaj i nënshtrohet provimit vetëm nga pjesa teorike në Njësinë e Patentë Shoferit në Prishtinë, shkruan arbresh.info/

Ministria cakton numrin e pyetjeve në test, kriteret e vlerësimit, kohëzgjatjen e provimit si  dhe çështjet tjera lidhur me to.

Kandidati i cili nuk kalon në provim ka të drejt t`i nënshtrohet ri-provimit në afatin e ardhshëm të caktuar nga Ministria./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme