Me rastin e vdekjes së doajenit të muzikës popullore dhe folklorit shqiptar, Ismet Bogujevci, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon nesër ceremoni komemorative.
Sipas njoftimit të ministrisë, ky organizim do të bëhet në bashkëpunim me institucionin e Ansamblit të Këngëve dhe të Valleve “Shota”, shkruan arbresh.info.
“Sot, më 13 maj 2021, ka ndërruar jetë figura e çmuar e kulturës kosovare, doajeni i muzikës popullore dhe folklorit shqiptar, Ismet Bogujevci. Për të nderuar figurën dhe punën e të ndjerit, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me institucionin i Ansamblit të Këngëve dhe të Valleve “Shota”, do të organizojë një ceremoni komemorative nesër më datë 14 maj 2021”, thuhet në njoftim
Ministria e Kulturës ka bërë të ditur gjithë itinerarin e nesërm të kësaj ceremonie.
Itinerari për ditën e nesërme është si në vijim:
11:00 – 11:15 | Parakalimi i veturës së funeralit përmes sheshit Zahir Pajaziti deri në Teatrin Kombëtar;
11:30 – 14:00 | Ceremonia zyrtare e homazheve në Teatrin Kombëtar nga delegacionet shtetërore dhe komuniteti;
Varrimi i të ndjerit bëhet në ora 16:00 në varrezat e qytetit në Arbëri.
Ju lusim të respektoni masat kundër pandemisë COVID-19./arbresh.info/
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...