Deputeti i VV’së, Hajrullah Çeku, ka thënë se presin përkrahje nga të gjithë deputetët në Kuvendin e Kosovës për mocionin që ka nisur subjekti i tij. Ai thotë se nëse PDK është në opozitë, atëherë duhet ta tregojë këtë.
Ceku ka hedhur akuza ndaj Qeverisë Hoti, dhe menaxhimin e pandemisë.
“LDK bën vetëm dicka, realisht ajo është që të mos bëjë asgjë. Ata historikisht nuk marrin vendime. Rrijnë të qetë në kohë të vendimeve dhe vazhdojnë kështu. Por sot nuk jemi në rrethana normale. Jemi në gjendje pandemie. Nuk kanë aspak besim tek qytetarët”, thotë ai.
“Mendojmë se ka disa deputetë në Kuvend që kanë integritet. Për mocion nuk i kemi ftuar vetëm PDK’në. E pashë që po ndihen të privilegjuar dhe po qesin kushte me deklarata. Ata po thonë se jemi në opozitë dhe kjo është qeveri e mashtrimit. Le të tregojnë këtë. Të them të drejtën, asnjë vendim i tyre nuk është opozitar. Le të dalë dikush e të më tregoj dy-tri veprime opozitare të PDK’së. Opozitarizmi i tyre është farsë”, shton Ceku në T7./blic/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...