Pritjet e gjata në kufi, mos zgjidhja e çështjes së kartonit të gjelbër, mos organizimi jo i duhur për të iu uruar mirë se ardhje mërgimtarëve po shihen si disa nga problemet që po i shoqërojnë bashkatdhetarët që kanë zgjedhur të vizitojnë Kosovën gjatë sezonit të verës.
Ministria e Diasporës me rastin e ardhjes së mërgimtarëve ka organizuar një varg aktivitetesh nëpër komunat e Kosovës.
Panairi tradicional me punime artizanale, veshje kombëtare, ushqime tradicionale, koncerte, sofra me muzikë popullore, vizita të monumenteve të trashëgimisë kulturore, orë letrare, festivalet për filma dhe muzikë si “Pri Film Fest”, dhe “Into the Park Festival 2017” janë disa nga aktivitetet që ka organizuar Ministria e Diasporës për mërgimtarët.
Por këto aktivitete nuk janë të mjaftueshme për Jahja Llukën që është kryetar i Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur.
Mos zgjidhja e kartonit të gjelbër dhe pritjet e gjata në kufi Lluka i sheh si disa ndër telashet e mëdha që ballafaqohet diaspora gjatë vizitës së tyre në Kosovë.
Sipas Llukës Ministria e Diasporës në bashkëpunim me komunat e Kosovës duhet të zgjas orarin e punës nëpër administrata gjatë këtyre ditëve kur mërgimtarët kanë nevojë për rregullimin e ndonjë dokumenti me qëllim që ata mos të presin gjatë në radhë.
Sipas tij nuk mjafton organizmi i një koncerti apo ndonjë aktiviteti të ngjashëm për mikpritje meritore për bashkatdhetarët tanë.
Lluka tha se Ministria e Diasporës me qëllim të njoftimit të të rinjve që jetojnë në diasporë me Kosovën dhe trojet shqiptare duhet të organizoj paketa turistike, ekskursione nëpër vende të ndryshme si dhe të organizohet mësimi plotësues në vendet ku ata jetojnë.
Mirëpo mërgimtarët që po e vizitojnë Kosovën gjatë kësaj vere janë shprehur të kënaqur në përgjithësi.
Bashkatdhetari, Albert Basha i cili jeton në Belgjikë thotë se çdo vit po bëhet më mirë në vendlindjen e tij. Sidomos ai ka lavdëruar punën që po e bën qeverisja e Prishtinës.
“Shumë mirë, çdo vjet është ma mirë ndoshta edhe kryetari i ka marr punët ma seriozisht po punon, kesh në komunë i ndreqa do letra, shumë ma mirë se përpara ishalla shumë ma mirë…..mbrëmë kam qenë këtu kam pa diçka filma me metrazh të shkurt diçka kom përcjell aty dhe shumë në rregull”, tha Basha.
Festa Camaj e cila po ashtu jeton jashtë vendit tha për KosovaPress se janë të kënaqur me mikpritjen që u bëhet.
Por ajo tha se më shumë i përkushtohet familjes dhe se nuk merret me aktivitetet që organizohen për mirëseardhjen e tyre.
Camaj: Jemi të kënaqur me mikpritjen
“Për mikpritje gjithmonë jemi të kënaqur këtu në Kosovë, aktivitete s’bajmë diqka kshtu….jo me ato s’jemi në dijeni çka ka organizu se kur vijmë këtu zakonisht kalojmë kohën me familjarë“, tha ajo.
Ajet Sumaj, bashkatdhetar nga Franca, ka thënë se Kosova po ndërtohet, dhe po zhvillohet çdo ditë e më shumë.
“Ka shumë ndryshime në Kosovë, i kanë rregulluar rrugët, është ndërtuar shumë. Kur kam ardh pas 3 viteve në Fushë Kosovë nuk më besohej se sa e bukur ishte bërë Fushë Kosova, për vetëm 3 vjet. Ka aktivitete mirëpo, kemi nevojë për më shumë. Kosova ka shumë talente në lëmi të ndryshme prandaj kemi nevojë për më shumë aktivitete ku ata të shfaqin talentet e tyre”, tha Sumaj.
Fjalë të mira ka edhe Lindon Hashani që jeton në Belgjikë por që sipas tij politika po e pengon vendin që të zhvillohet
“Kosova është zhvilluar shumë dhe ka pësuar ndryshime shumë, mirëpo me këtë politikë e ka të vështirë”, tha Hashani.
Përveç aktiviteteve që u përmendën më lart Ministria e Diasporës ka hapur edhe kampin veror ku marrin pjesë të rinj nga diaspora, dhe trojet shqiptare.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...