Google ADS

Për luftën në Kosovë, Rama në KiE: Të gjallët kërkojnë të dashurit e tyre, të vdekurit s’kanë gjetur paqen e varrit

16:36 | 12 Tetor 2022
E.H

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalimin e tij në Asamblenë e Këshillit të Evropës ka folur edhe për Kosovën.

Rama mes tjerash ua kujtoi përfaqësuesve të shteteve anëtare, se gjatë luftës së Kosovë nga operacioni i qëllimtë barbar ushtarak i spastrimit etnik i kryer nga Sllobodan Millosheviq, u zhvendosën qindra mijëra civilë.

Gjithashtu theksoi se vdiqën mijëra njerëz, e 20 mijë gra u përdhunuan.

“Një operacion i qëllimtë barbar ushtarak i spastrimit etnik i kryer nga Sllobodan Millosheviq solli zhvendosjen e qindra mijëra civilëve, mijëra vdiqën, 20 mijë gra u përdhunuan dhe këto janë të dhëna zyrtare nga organizatat ndërkombëtare. Ndërkohë që flasim, rreth 1 mijë e 600 persona janë ende të zhdukur, të gjallët kërkojnë të dashurit e tyre, të vdekurit nuk kanë gjetur edhe paqen e varrit”, shtoi Rama./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme