Lumir Abdixhiku, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka mirëpritur lirimin e tre policëve të Kosovës Rifat Zeka, Beqir Sefa e Shemsi Mustafa.
“Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se sjelljet agresive e luftënxitëse të Serbisë duhet të dënohen nga komuniteti ndërkombëtarë”, deklaroi Abdixhiku.
Ai ka falënderuar miqtë ndërkombëtarë, në veçanti Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që u angazhuan në lirimin e tyre.
“…Prandaj koordinimi i veprimeve të institucioneve të Kosovës me aleatët tanë është domosdoshmëri”.
Tre policët e Kosovës u rrëmbyen nga forcat serbe më 14 qershor, derisa ishin duke kontrolluar vijën kufitare me Serbinë në veri të Leposaviqit./Arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin