Sot, me rastin e festës së Krishtlindjes, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, vizitoi familjen e dëshmorit të kombit Leonard Dedë Palucaj.
Gjatë vizitës, Hoxhaj shprehu mirënjohjen e thellë për sakrificën sublime të Leonardit, duke theksuar rëndësinë e kujtesës kombëtare për ata që dhanë gjithçka për lirinë e vendit.
“Sot, për Krishtlindje, pata kënaqësinë të vizitoj familjen e dëshmorit të kombit, Leonard Dedë Palucaj, në Klinë, për t’ua uruar festën dhe për të nderuar sakrificën e birit të tyre dhe tonit. Krishtlindja na kujton vlerën e dashurisë, unitetit dhe sakrificës. Gëzuar festën të gjithëve! “, shkoi Hoxhaj./Arbresh.info
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...