Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar llogaritë qeveritare të Kosovës në bazë tremujore, ku shuma e të hyrave të Qeverisë në tre mujorin e fundit të vitit 2020 ishte 703.2 milionë euro.
Sipas ASK-së, ky botim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda tremujorit të katërt (TM4) 2020.
“Shuma e të hyrave të Qeverisë në TM4 2020 ishte 703.2 milionë euro. Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 52.2% të totalit të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave. Shuma e shpenzimeve të Qeverisë në TM4 2020 ishte 817.1 milionë euro. Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë kontributet sociale dhe përfitimet (21.3%); kompensimi i punëtorëve (20.9%); formimi i kapitalit bruto (16.6%); dhe konsumi i ndërmjetëm (10.8%). Ndërsa, pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori të tjera të shpenzimeve”, thuhet në komunikatën e ASK-së.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...