Për vetëm katër muaj deputetët e Kosovës kanë marrë mbi 1.3 milion euro paga dhe mëditje, kanë shpenzuar 30 mijë euro për dreka zyrtare, rreth 22 mijë euro kanë bërë shpenzime telefonike, përderisa për udhëtime dhe për mëditje gjatë vizitave jashtë vendit kanë marrë rreth 30 mijë euro, shkruan sot Gazeta “Zëri”
Mbi 1.3 milion euro ka shpenzuar Kuvendi i Kosovës për pagat dhe për mëditjet e deputetëve vetëm gjatë katër muajve të fundit të vitit të kaluar, përkatësisht në shtator, në tetor, në nëntor dhe në dhjetor të 2017-s.
Sipas raporteve financiare të legjislativit të vendit, gjatë kësaj periudhe kohore janë shpenzuar edhe më shumë se 14 mijë euro për udhëtime zyrtare.
Gazeta “Zëri” ka analizuar edhe shpenzimet tjera të Kuvendit, në të cilat shihet se për dreka zyrtare të zgjedhurit e popullit kanë shpenzuar rreth 30 mijë euro.
Ndërkohë, Kuvendi nuk ka publikuar ende shpenzimet e deputetëve për vitin 2018, ndonëse tashmë po bëhen 5 muaj qyshkur ka nisur viti.
Përkundrazi, nga Kuvendi i Kosovës kanë thënë për gazetën “Zëri” se raporti financiar për tremujorin e parë të vitit 2018 do të publikohet pasi të shqyrtohet në Komisionin për Buxhet dhe Financa./Zeri/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?