Rezoluta e 1244 e Këshillit të Sigurimit të KB-së nga 10 qershori i vitit 1999 është vendimi përfundimtar për statusin e Kosovës e që është edhe sintezë e të gjitha vendeve të botës.
Tek ajo zgjidhje është arritur me bisedime të vështira, nën bombat e NATO-s kundër Serbisë dhe të qendrave të tjera të fuqive botërore. Marrëveshja është harmonizuar për afër tre muaj në shumë nivele, thotë ish – shefi i diplomacisë së Serbisë Zhivadin Jovanoviq nga viti 1998 deri në vitin 2000, pjesëmarrës dhe logjistik i këtyre negociatave
Ai për gazetën “veçernje novosti” të Beogradit thotë se nuk është për t’u habitur pse kryetari i Rusisë Vladimir Putin me këmbëngulje e përmend rezolutën 1244, siç thotë ai, si bazë për statusin e Kosovës.
Sipas tij, kështu flasin edhe kryeministri grek Tsipras, mbreti spanjoll Felipe, zëvendëskancelari austriak Strache dhe liderë të tjerët përfshirë ata kinezë, indianë, latinoamerikanë, afrikanë…
Jovanoviq pohon se rëndësia dhe pesha e këtij dokumenti duhet krahasuar me vendimet e Kongresit të Vjenës e të Berlinit me të cilat janë rregulluar marrëdhëniet në Europë.
“Rezoluta 1244 është simbol i ruajtjes së parimeve themelore të së Drejtës ndërkombëtare. Rusia, Kina, India, Spanja etj., nuk e mbrojnë atë parim vetëm për shkak të interesave serbe, por edhe për interesa të veta”, ka thënë ndër të tjera Jovanoviq.
Renditja e Ligës së Kampionëve/ 18 skuadra kualifikohen, rre...
OKB: Mbi 800 kamionë me ndihma humanitare hynë në Gaza
Bizneset kosovare nuk po arrijnë të eksportojnë produkte sht...
Nuk kanë fund ofendimet ndaj Gjestit, Jozi shan rëndë banori...
Tri klube të Serie A i vihet pas Albian Hajdarit
Partia, lideri, programi apo interesi, ja çfarë ndikon tek v...