Për herë të parë në hierarkinë e FSK-së një grua

12:07 | 27 Maj 2022
A. B.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se Irfete Spahiun e ka dekretuar me gradën gjeneralmajore dhe Inspektore Gjenerale në FSK.

Osmani në një postim në Facebook shkruan se FSK po forcohet dhe profesionalizohet vazhdimisht.

“FSK-ja po forcohet dhe profesionalizohet vazhdimisht. Vendosja e grave në pozita drejtuese do ta bëj ushtrinë tonë më të fortë, më të besueshme dhe më profesionale. Pata nderin sot që gjeneral brigade Irfete Spahiun ta dekretoj me gradën gjeneralmajore dhe Inspektore Gjenerale në FSK.

Është hera e parë në historinë e shtetit të Kosovës dhe ushtrisë sonë që në hierarkinë e saj ta kemi gjeneralmajore një grua.

Gjenerale Spahiu është një ndër shtyllat e FSK-së, ndaj duhet bërë edhe më shumë që sa më shumë gra të përfshihen në përbërjen dhe udhëheqjen e FSK-së”, shkruan Osmani. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme