Samiti i Procesit të Berlinit për herë të parë do të do të zhvillohet në një vend jo anëtar i BE-së, në Tiranë.
Të gjithë liderët e vendeve të Ballkanit, të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe përfaqësuesit më të lartë të BE-së do të bëhet bashkë sot në kryeqytetin e Shqipërisë për Samitin e Procesit të Berlinit, përgatitjet e të cilit kanë filluar tash e sa ditë, shkruan Arbresh.info.
Gjithashtu, edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mbrëmë ka udhëtuar për në tiranë, ku do të ketë takime bilaterale me liderët e Ballkanit
Zyra e Kryeministrit të Shqipërisë ka publikuar edhe agjendën e plotë për ditën e sotme.
Agjenda e plotë e Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë:
Në orën 11:00 do të jetë pritja e liderëve
Në orën 11:30 fjala hapëse
Në orën 12:00 nis sesioni i punës, integrimi i rajonit në tregun e përbashkët europian dhe përmirësimi i konvergjencës me BE
Në orën 13:30 fotografia familjare.
Në orën 15:30 nis sesioni i dytë i punës, mbështetja e tranzicionit të gjelbër dhe dixhital në Ballkanin Perëndimor
Në orën 16:45 do të përurohet Kolegji i Europës në Tiranë
Në orën 17:30 do të nënshkruhet marrëveshja rajonale për njohje reciproke të kualifikimit profesional
Në orën 17:45 konferenca e përbashkët për shtyp
Në orën 18:30 ceremonia e inaugurimit të Piramidës/Arbresh.info
Harry Kane flet hapur: Zbulon arsyen që çoi në largim nga To...
Ndërprerja e grumbullimit të mbeturinave në Prishtinë, reago...
Zelensky zotohet të bëjë gjithçka për të siguruar bisedime t...
Shqipëria kualifikohet në finalen e madhe të ‘Eurovision 202...
Liderët botërorë urojnë Ramën për fitoren në zgjedhjet e 11 ...
I dehur kërcënoi se do djegë një lokal në veri, arrestohet n...