Deputetët që për herë të parë kanë fituar një ulëse në Kuvendin e Kosovës po konsiderojnë se problemet e shoqërisë i kanë shtyrë të ia mësyjnë kësaj pozite.
Ata kanë vlerësuar se pandemia ka bërë që zëri i tyre për tema tjera të mos ndihet në Kuvend.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Vendenis Lahu ka treguar se kanë qenë një sërë faktorësh të cilat e kanë shtyer të marr pozitën e deputetit, ndër të cilët ka theksuar pengesën e degradimit të mëtejshëm, të skenës politike kosovare.
“Garimi im në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021 mund të them që ka pasur një shtytje multi-faktoriale, si të shumicës së deputetëve që kanë garuar. Nga këta faktorë është degradimi i skenës politike mund të them se ka qenë faktor si rëndësishëm. Kur them në degradimi mendoj në nevojën për një kuadër të ri në skenën politike tonë për shkak se rezultatet të cilat i ka dhënë kuadri i vjetër dhe kjo skenë e kaluar tashmë nuk kanë qenë ato të cilat i kemi pritur ne si qytetar të vendit dhe si rini”, është shprehur ai.
Lahu gjithashtu ka thënë se numri i madh i ulëseve që ka fituar partia e tij në Kuvend, po e kufizon mundësinë për ngritur temat që i ka synuar ai.
“Në zgjedhjet e shkurtit ne kur kemi garuar kemi garuar me synimin që të marrim sa më shumë vende në parlament në mënyrë që të mund të shtyjmë programin tonë përpara. Ne kemi arritur të marrim një numër të madh të ulëseve në Kuvend gjë e cila paradoksalisht e ka bërë paksa më të kufizuar mundësinë tonë për tu shprehur por që sigurisht që kjo i ka edhe të mirat e veta, për shkak se ato që ne i kemi premtuar e kemi mundësin me i shty para”, ka shtuar ai.
Sipas Lahut, sfidë jo vetëm për deputetët e rinj mbetet mungesa e ekspertëve të fushës juridike në Kuvend në mënyrë që idetë e tyre për ligje të harmonizohen me Kushtetutën e vendit.“Për neve si deputet për herë të parë në këtë Kuvend, përveç pandemisë që e ka kufizuar jetën në përgjithësi, kufizime që janë reflektuar në jetën parlamentare ku temat e imponuara kanë qenë kryesisht ato me Covid.
Në sistemin tonë parlamentar paksa vështirësi na krijon mundësia jo aq sa do të duhej të kishim që idetë tona për ligje t’i vendosim në letër për shkak se me këtë mënyrë të funksionimit që jemi, jemi të reduktuar në kuadër të komisioneve në të cilat marrim pjesë. Vështirësi na ka paraqitur mungesa e një numëri të ekspertëve të fushës juridike në mënyrë që idetë tona për ligje të na lehtësoheshin të vendosen në letër dhe të bëhen kompatibile me ligjet dhe Kushtetutën e vendit”, ka përfunduar ai.Kurse përfaqësuesi i komunitetit egjiptian në Kuvend, Fridon Lala ka thënë se synim ka pasur përmirësimin e tri sferave kryesore për këtë komunitet si banimin, edukimin dhe punësimin.
Poashtu ai është shprehur i kënaqur me hapësirën që po i jep kjo legjislaturë për t’i ngritur problemet e tyre në Kuvend.“Synimet tona janë problematikat e shumta që në tri sfera kryesore janë banimi, edukimi dhe punësimi i komuniteteve.
Ajo që dallon nga legjislaturat e kaluara apo me Qeveritë e kaluara është se Qeveria aktuale e ka vullnetin që të ndikojë apo të përmirësoj situatën e përgjithshme të komuniteteve pakicë dhe për atë arsye na është ofruar edhe hapësirë që ne t’i ngisim problemet dhe të japim zgjidhje inovative për përmirësimin e tyre”, ka thënë ai.
Poashtu ai ka theksuar se pandemia i ka bërë vështirë të realizueshme disa nga projektet e destinuara për komunitet pakicë.
“Legjislacionin e kemi marrë në një kohë kur shteti ka qenë i goditur nga pandemia Covid-19 dhe të gjitha projektet tona të cilat përfshijnë kosto financiare është e vështirë të realizohen në këtë vit për shkak se buxheti i Kosovës është i lënduar”, ka shtuar ai.
E deputeti tjetër i LVV-së, Alban Bajrami ka treguar se problemet e përditshme të shoqërisë sonë e kanë shtyrë të marr pozitën e deputetit.
“Kur kam vendosë me kandiduar për deputet nuk ka pasur diçka si arsye për shkak se edhe në të kaluarën kam qenë aktivist i Lëvizjes dhe të gjitha çështjet të cilat i kemi ngritur si subjekt kanë qenë të për rëndësuara në mua dhe kjo ka qenë shtysa kryesore që më vazhduar edhe më tej në një hap më lart, përfaqësimin e që është në Kuvend. Problemet e përditshme që i kemi si shoqëri janë shtysa kryesore”, është shprehur ai.
Kurse për Bajramin sfidë fillestare ka qenë përshtatja me punën si deputet, ndërsa tani sfiduese i konsideron teket politike të cilat sipas tij historikisht e kanë përcjell, raporton Ekonomia Online.
“Në fushën e temave të cilat ngrisim ne si deputet realisht me ato që unë jam më i mishëruar për shkak të situatës që e kemi pasur deri më tani e determinuar kryesisht nga diskutimet për shëndetësi për shkak të pandemisë, nuk është se kam pasë mundësi t’i ngris temat për të cilën shpresoj të arrij t’i shtyj përpara”.
“Sfidë është përshtatja në ata mujt e parë me procedurat dhe rregulloret të cilat duhet të ndjekim gjatë punës por ndryshe nuk ka qenë diçka e panjohur. Sfidë është me arrit me i kryer problemet sa më shpejt pasi procedurat në Kuvend nuk ta mundësojnë.
Vullneti është por që nganjëherë duhen edhe numrat që në momente të caktuara nuk janë për shkak të tekeve politike të cilat e ndjekin Kuvendin historikisht”, ka përfunduar ai.
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...