Dhomat e Specializuara të Kosovës njoftojnë se që prej 2018, Ekipi i Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim i DHSK është takuar me mbi 3,500 persona në gjithë Kosovën.
Sipas Speciales, ky ekip ka dhënë informacione për gjykatën, ka dëgjuar pikëpamjet e njerëzve dhe u është përgjigjur pyetjeve të tyre.
“Ekipi i Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim i DHSK-së këtë javë ndodhet në vizitë në Kosovë ku po takohet me studentë të drejtësisë dhe përfaqësues të shoqërisë civile në Prishtinë, Mitrovicë dhe Hoçë të Madhe”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës./rtk/
Shpërthim me lëndë plasëse në Tropojë
Magjia e Vermoshit nën vellon e dëborës, Rama fton qytetarët...
Arbana Osmani vendos një rekord të ri në karrierën e saj
Lideri koreanoverior urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sul...
‘Unë jam më e mirë sesa që e keni meritu’, përplasen me tone...
Nga sot gomat e dimrit të obligueshme