Gjykata Themelore e Gjilanit ka mbyllur gjashtëmujorin e parë të këtij viti me sukses dhe kjo falë përkushtimit të madh të gjithë gjyqtarëve dhe stafit administrativ.
Në Departamentin e Krimeve të Rënda punojnë gjashtë gjyqtarë, gjatë periudhës janar – qershor janë pranuar 146 lëndë, ndërsa janë kryer 180, do të thotë 34 lëndë më shumë janë kryer.
“Një prioritet i madh gjykata i ka dhënë kryerjes së lëndëve të korrupsionit, ku për këto gjashtë muaj janë kryer gjithsejtë 19 lëndë të kësaj natyre. Edhe në Departamentin për të Mitur dhe atë Përgjithshëm numri i lëndëve të kryera është më i madh në krahasim me numrin e lëndëve të pranuara. Shprehur në përqindje gjatë këtij gjashtëmujori Gjykata Themelore në Gjilan ka kryer 111 % më shumë lëndë nga ato që janë pranuar“, thuhet në komunikatën e kësaj gjykate.
“Ndonëse është mungesë e gjyqtarëve në Gjykatën Themelore të Gjilanit, numri i lëndëve vazhdon të bie nga viti në vit. Me konkursin e fundit për gjyqtarë janë caktuar edhe pesë gjyqtarë për Gjykatën Themelore të Gjilanit dhe kjo në masë të madhe do të ndikojë që numri i lëndëve të bie ndjeshëm. Pritet që në të ardhmen e afërt, lëndët që do të pranohen në gjykatën tonë do të caktohen menjëherë dhe nuk do të presin sikurse vitet e kaluara“, bëhet e ditur në kumtesë.
Gjykatat shumë shpesh janë akuzuar se nuk po i trajtojnë lëndët e korrupsionit.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...