Për gjashtë muaj në Kosovë 15 punëtorë humbën jetën në vendin e punës

11:12 | 9 Korrik 2022
L G

Vetëm në gjashtë mujorin e parë të këtij viti 15 persona kanë humbur jetën në vendin e punës.

Kështu deklaroi për arbresh.info kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat Jusuf Azemi.

“Këtë vit vetëm në gjashtë mujorin e parë kanë humbur jetën 15 persona në vendin e punës”, tha ai.

E, sipas tij vetëm në ndërtimtari kanë humbur jetën 12 persona.

“Vetëm në ndërtimtari kanë qenë 12 persona që e kanë humbur jetën”, tha Azemi.

Ai shton se nga pas lufta ky vit ka thyer rekorde me rastet e vdekjes së punëtorëve në vendin e punës.

“Që nga pas lufta është koha rekorde me rastin e vdekjeve të punëtorëve në vendin e punës. Nëse vazhdohet kështu vetëm deri në fillim të korrikut me këtë numër të rasteve atëherë deri në fund të vitit do të kalojë shifrën 30”, tha Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve në Sektorin Privat.

Rikujtojmë se viti 2018’të ka qenë viti me më së shumti humbje jete në vendin e punës me 27 persona./Fjolla Bajraktari/arbresh.info/

Të ngjashme