Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës së shpejti do të mund që trajnimet ushtarake t’i zhvillojnë edhe në tri hapësira të reja.
Përveç objektit të ish-fabrikës së Damperit në Suharekë që së fundmi i është dhënë në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes, edhe dy hapësira të tjera i kanë kaluar në shfrytëzim kësaj ministrie.
Pa dhënë shumë detaje, ministria e Mbrojtjes ka thënë se pronat do të jenë të destinuara për poligone e trjanime ushtarake.
Këtë si veprim të duhur e vlerëson ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati i cili thotë se ushtarët duhet të trajnohen në këto hapsira për përdorimin e armatimit.
“Dhe duke marrë parasysh që ushtria e Kosovës tash e tutje është duke u paisur me armatime të rënda sic janë minahedhësat e kalibrave 80 milimetra, 120 milimetra pastaj raketat kundër ajrore, neser do të paiset edhe me altileri të rëndë sic janë haubisat 155, 205 milimetra dhe të gjitha këto kërkojnë që ushtarët të kenë një hapsirë të mjaftueshme që të bëjnë stërvitjet e tyre”, ka thënë Kadri Kastrati, ish-komandant në FSK.
Tutje Kastrati shton se Ekzekutivi duhet t’i jap ministrisë së Mbrojtjes më shumë prona në shfrytëzim.
“Mendoj që janë hapsira të mjaftueshme por nëse ushtria e sheh të arsyeshme që ka nevojë, edhe për ndonjë hapsire pse jo, sepse këto do të ishin mirë që më mirë ti shfrytëzojë ushtria, ti stërvitë ushtarët e vetë sesa të jesin prona të askujt”, vijon ai.
Megjithatë prona e njohur si ish-Damperi, vite më parë i ishte dhënë në shfrytëzim Komunës së Suharekës.
Por vendimi i vitit 2018 i marrë nga kryeministri i atëhershëm Ramush Haradinaj për pronën 30 hektarëshe, u shfuqizua nga kryeministri aktual, Albin Kurti./dukagjini/
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...
BE ndalon një sasi të mandarinave shqiptare, cilësohen të rr...
KQZ me fushatë për promovimin e barazisë gjinore në proceset...
Kurti: Regjistrimi i popullsisë ofron pasqyrë të saktë për t...
Zgjedhjet e 11 majit, Rama: Votimi i diasporës proces komple...