Policia e Kosovës në kuadër të zbatimit të ligjit për rregullat në trafikun rrugor, kanë ndërmarrë një sërë aktivitetesh në Prizren.
Me theks të veçantë ndaj atyre kundërvajtësve të cilët janë hasur duke drejtuar automjetet e tyre në të cilat kanë të vendosura folie ose ndonjë material tjetër me qëllim të errësimit të xhamave në mjet.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve nga data 20.10.2023 deri me datën 22.10.2023 janë shqiptuar 44 gjoba për ngasësit e automjeteve të cilët kanë pasur xhamat e errësuar në automjetet e tyre.
Tutje në njoftimin për media nga Policia thuhet se Drejtoria rajonale e Policisë Prizren do të vazhdoj me kontrolle në trafik duke mbajtur pika të shumta të kontrollit të automjeteve me qëllim të zbatimit të ligjit në trafikun rrugor dhe parandalimit të aksidenteve të komunikacionit rrugor./Arbresh.info/
Kanosi verbalisht zyrtarin policor, arrestohet një person në...
Real Madridi vendosi dy rekorde të padëshiruara pas humbjes ...
Trump dhe presidentja meksikane bisedojnë për migracionin
SHBA: Ukraina duhet të rrisë mobilizimin ushtarak për të luf...
Kurti uron 28 Nëntorin: Kjo festë na gjen me projektin e Kom...
Revista spanjolle: Zbulimi i perlave të fshehura, Shqipëria ...