Në ditët e fundit janë shtuar zëra për përfshirjen e Partisë Demokratike të Kosovës në koalicionin qeverisës.
Deklarata e fundit e liderit të LDK-së Isa Mustafa, i cili tha se kjo parti ka hequr vijat e kuqe për PDK-në ka shtuar akoma më shumë zërat se partia e Kadri Veselit do t’i bashkohet koalicionit qeverisës.
Madje u tha se LDK-ja është e gatshme që PDK-së t’ia jap postin e presidentin si dhe dy ministri.
Mirëpo nënkryetari i PDK-së, Shqair Totaj duke folur për lajmi.net ka thënë se nuk kanë pasur takime as biseda formale me Lidhjen Demokratike për këtë gjë.
Megjithëkëtë Totaj ka shtuar se nëse është e nevojshme PDK-ja do të jetë mbrojtëse e interesave dhe do ta jep kontributin e vet për të evituar destabilitetin e Qeverisë së Kosovës.
“Pika e parë është se ne kemi pranuar rezultatin e zgjedhjeve të viti të kaluar, me kujtohet shumë mirë kryetarit Veseli, ai ka thënë ne pranojmë rezultatin e zgjedhjeve dhe do të respektojnë verdiktin e qytetarëve. Dhe ne jemi sjell si opozitë konstruktive dhe do të vazhdojmë ta japim kontributin tonë si opozitë konstruktive. Mirëpo në ndërkohë kemi parë zhvillime të shumta, kemi parë ndryshime, dhe ne themi që PDK do të jetë aty ku e kërkon momenti, do të jetë mbrojtëse e interesave dhe do jep kontributin e vetë për të evituar destabilitetin e Qeverisë së Kosovës. Kjo nuk do të thotë se kemi pasur takim, nuk do të thotë që kemi pasur bisedime formale për këtë punë”, tha Totaj.
Totaj po ashtu ka shtuar se është e pandershme që të bisedohet për postin e presidentin derisa akoma kemi një president në detyrë.
“Mirëpo jemi fleksibil nëse eventualisht të shkojmë në zgjedhje eksplorojmë të gjitha mundësit tjera ku mund të japim kontributin edhe nëse bisedohet për gjera të tilla është tërësisht e kuptueshme që posti i presidentit është i pa evitueshëm për tu biseduar. Mirëpo ne e kemi presidentin në detyrë tani për tani dhe të bisedohet për një pozitë të tillë ku presidenti është në detyre ndoshta edhe nuk është e ndershme ose racionale”, ka thënë Totaj.
Ndërkohë, për zgjerim të qeverisë është shprehur i gatshëm edhe kreu i AAK-së Ramush Haradinaj gjatë ditës së sotme. Mirëpo ai i’a ka bërë me dije LDK-së se nuk do të heq dorë nga posti i presidentit.
“LDK si udhëheqëse e koalicionit, pra Qeveria është krijuar nga LDK-ja, ka të drejtën me negociua, me diskutua për format e ardhshme të koalicionit qeverisës. Kuptohet Aleanca e ka vizionin e vet se si duhet të ecë përpara. Ne e kemi bërë propozimin tonë, mirëpo nëse krijohet një Qeveri e gjerë stabile ajo mund të jetë ndihmesë për procesin të cilin po kalon vendi, ka thënë Haradinaj.
Kujtojmë se Haradinaj kohë me parë ka shprehur haptas dëshirën për këtë pozitë.
Ndërsa, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, kishte paralajmëruar se kjo parti nuk do të votojë asnjë kandidat tjetër për të parin e shtetit, pas skadimit të mandatit të presidentit Hashim Thaçi.
Ai ka thënë se deputetët e AAK-së për postin e presidentit do ta votojnë vetëm kreun e partisë Ramush Haradinaj.
LDK sot mban Forumin e Rinisë
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...