Bedri Krasniqi është shpallur i pafajshëm nga Gjykata Themelore e Prishtinës këtë të hënë për akuzën e kanosjes ndaj Shkumbin Mehmetit.
Kjo pasi, sipas aktgjykimit të gjykatës, nuk ka pasur prova që vërtetojnë se Krasniqi ka kryer veprën për të cilën është akuzuar, shkruan Arbresh.info.
Ndërkohë, sipas aktakuzës së ngritur më 31 tetor 2019, më 18 prill të po atij viti, në rrugën prej Burgut të Sigurisë së Lartë në Gërdoc të Podujevës, në drejtim të Prishtinës, Bedri Krasniqi me qëllim të frikësimit, apo shkaktimit të ankthit, e ka kanosur me fjalë të dëmtuarin Shkumbin Mehmeti gjatë transportimit të tij për në Pallatin e Drejtësisë në Hajvali.
Mes të tjerash, thuhej se Krasniqi ka komunikuar me të Mehmetin duke iu drejtuar me fjalët ““qysh e ki familjen, e di se familjen e ki në Francë dhe se djali yt i ka bërë katër vite, po ashtu edhe vëllezërit tuaj punojnë me disa kabllo internet”, duke i bërë me dije të dëmtuarit për mundësinë e arritjes së qëllimeve ndaj tyre.
Po ashtu, në aktakuzë bëhet e ditur se Krasniqi i është drejtuar Mehmetit “Është më mirë të kujdesesh për familjen tënde, e mos të merresh me punë tjera”.
Bedri Krasniqi po ashtu akuzohej për vrasje të rëndë të dy policëve të UNMIK-ut në vitin 2004.
Vepër për të cilën është i dënuar edhe Shkumbin Mehmeti.
Mirëpo, edhe këtë vepër penale, Bedri Krasniqi u lirua nga Gjykata Themelore në Prishtinë më 13 shtator të vitit 2023, megjithatë Prokuroria Speciale ka parashtruar ankesë ndaj vendimit dhe lënda është në Apel për trajtim.
Në seancën e fjalës përfundimtare Bedri Krasniqi iu drejtua gjyqtarit duke i thënë “Nëse më liron prej akuzave, nuk ta marr inatin”
Ndonëse iu bashkua radhëve të UÇK-së në zonën e Dukagjinit, duke marrë pjesë edhe nëpër disa beteja frontale që nga mosha 17 vjeçare, emri i tij u bë i njohur për drejtësinë pas luftës.
Krasniqi u dënua për vrasjen e dy policëve, Sebahate Tolaj dhe Jusuf Haklajt.
Ai ishte i dënuar me 27 vjet burg, për vrasjen e dy policëve që po e hetonin vrasjen e politikanit, Tahir Zemaj.
Kurse, me 17 vjet burg Bedri Krasniqi është i dënuar për kidnapimin e biznesmenit, Azem Morina nga Gllareva e Pejës.
Krasniqi, po ashtu ka histori të arratisjes nga burgu në vitin 2008 ku u arrestua pas dy vitesh nga policia./Arbresh.info/ Erolinda Gashi/
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...