Në veri të Mitrovicës po mbahet tryeza e mundësuar nga organizatat Aktiv dhe Grupi për Ballkanin – BPRG, njofton Klan Kosova.
Në këtë tryezë, tema janë marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe ndikimi në serbët kosovarë dhe në implementimin e Marrëveshjes së Brukselit.
Këtu u diskutua për gjetjet e raportit “Asociacioni / Bashkësia e Komunave me Shumicë Serbe , zgjidhjet e qëndrimeve të kundërta e shqiptarëve dhe serbëve.
Këtu po merr pjesë ish-zëvendësministri i pushtetit lokal, Bajram Gecaj, si dhe deputeti i Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, Igor Simiq.
Ky i fundit tha se themelimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe është thelbi i zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit.
Derisa në anën tjetër Gecaj tha se ky asociacion duhet të bëhet në përputhje me Kushtetuten e Kosovës, derisa shtoi se qeverisja e kaluar i kishte ftuar këta të fundit për të folur për modulet e krijimit të këtij asociacioni në përputhje me kushtetuten, por serbët nuk iu ishin përgjigjur.
Ai tha se burimi kryesor në raportet Kosovë- Serbi është mosnjohja nga kjo e fundit karshi realitetit të ri të Kosoves shtet.
Xheneta kritikon ashpër Gjestin, ky i fundit fillon të qajë
Zelensky: Macron po na ndihmon në konsultimet lidhur me misi...
Cambridge largohet nga Trepça, mitrovicasit kanë një emër pë...
Struktura fetare e Kosovës: 93.49 % të besimit islam, 2,31 %...
Rriten rastet e braktisjes së shkollës në Kosovë
Profesori Koser: Kosova shembull që duhet ndjekur nga shtete...