Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova është në vizitë në Kosovë, shkruan arbresh.info
Trendafilova ka deklaruar që arkivi i Speciales do të jetë jashtë vendit dhe me qasje të veçantë, e që për këtë do të vendoset në fund
Më tej ajo ka thënë se nuk po fsheh asgjë, por që nuk mund të tregojë në lidhje me aktakuzat.
“Arkivi i Dhomave të Specializuara do të jetë jashtë vendit dhe do dytë ketë qasje të veçantë dhe për këtë do të vendoset në fund. Vonesa është çështje në të cilën nuk kam përgjigje. Nuk po fsheh asgjë dhe nuk mund të ndajë me ju në lidhje me aktakuza. Keqkuptimet do të adresohen dhe jam e gatshme të takohem me secilin përfaqësues të shoqërisë civile. Kam lexuar shumë për historinë e Kosovës”, është shprehur kryetarja e Speciales.
Së shpejti pritet funksionalizimi i Speciales, mirëpo kryetarja e kësaj gjykate ka bërë të ditur se deri tani nuk ka asnjë aktakuzë për ndonjë prej ish-luftëtarëve të UÇK-së.
Ajo ka thënë se do të sigurohen që të ketë mbrojtje të dëshmitarëve dhe se nuk do të ketë ndërhyrje politike në punën e dhomave të specializuara të kësaj gjykatë./Arbresh.info/
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit