Partitë politike nuk po e ‘’njohin’’ dot ligjin, kur po luftojnë për t’i zënë postet e tyre. Për vetëm tetë ditë fushatë janë gjobitur me 21 mijë e 950 euro.
Si shkelësja më e madhe e Kodit të Mirësjelljes gjatë fushatës, po del të jetë Lidhja Demokratike e Kosovës. 13 mijë e 50 euro është shuma e gjobës që i është shqiptuar kësaj partie e cila i prin listës.
Menjëherë pas LDK-së, radhitet Partia Demokratike e Kosovës, me gjithsej 4 mijë e 450 euro gjobë, AKR me 1 mijë e 650 euro, AAK me 1 mijë e 50 euro, Nisma me 500 euro, Alternativa poashtu, KDTP 250 euro, PDAK e PAI me të njejtën shumë.
Kryesuesi i sekretariatit te PZAP-it Mul Desku, në një përgjigje dhënë portalit Sovrani ka treguar se nga data 22 deri me 30 shtator, PZAP ka pranuar 71 ankesa dhe katër apele.
‘’Ankesat kanë te bëjnë me shkeljen e Kodit te Mirësjelljes te LZP-se gjatë fushatës zgjedhore si vendosja e posterave në hapësirat publike, pengimi i mbajtjes se tubimeve zgjedhore etj’’, thuhet në përgjigjen e tij.
Shumat e gjobat nuk dalin të jenë hiç më të vogla as në zgjedhjet parlamentare. Shuma e gjobave të shqiptuara nga PZAP-i ndaj subjekteve politike për zgjedhjet për Kuvend te Kosovës ka qenë 348,900.00 euro.
Madje ka prej partive që ende nuk i kanë paguar gjobat.
‘’Prej kësaj shume vetëm Partia Demokratike e Unitetit ende nuk i ka paguar edhe 700 euro gjobe të shumes prej 1,200.00 euro sa ka qene e gjobitur. Subjektet tjera i kane paguar gjobat parasë te certifikohen për ta marre pjesë në Zgjedhjet Lokale te 22 tetorit 2017’’, thuhet më tej në përgjigjen e kryesuesit të sekretariatit të PZAP-it.
Ndryshe, subjektet politike nëse kanë borxhe ndaj KQZ-së apo PZAP-it nuk mund të çertifikohen dhe nuk mund të marrin pjesë në zgjedhje, qofshin komunale , apo parlamentare.
Kujtojmë se zgjedhjet lokale do të mbahen me 22 tetor.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...