Kosova ka filluar të kthehet në “strehë të sigurtë” për shtetasit e huaj. Për çdo vit, rreth 100 të huaj marrin rrugën drejt vendit për të kërkuar azil. Arsyeja kryesore po del të jenë luftërat në vendet prej nga vijnë. Aktualisht në Qendrën për Azilkërkues në Magure të Lipjanit ndodhen 38 azilkërkues, shumica e të cilëve vijnë nga Siria. Ndërkohë, që sipas statistikave të MPB’së, vetëm në pesë vitet e fundit në Kosovë kanë kërkuar azil mbi 1 mijë të huaj.
Lufta i ka detyruar që të ikin larg vendlindjes së tyre. Për të vazhduar jetën, shumë shtetas të huaj kanë marrë rrugën drejt vendeve të tjera.
Disa prej tyre e kanë zgjedhur edhe Kosovën, për të kërkuar azil. Numri i këtyre të fundit, po shkon duke u rritur nga viti në vit.
Në Ministrinë e Punëve të Brendshme i kanë thënë Gazetës Express, se aktualisht në Qendrën për Azil janë 38 aplikues për mbrojtje ndërkombëtare/azilkërkues.
Deklarojnë se shumica e azilkërkueseve vijnë nga Siria, Algjeria e Maroko. Derisa thonë se numri i azilkërkuesve është rritur krahasuar me vitet e kaluara.
Vetëm gjatë 2018’ës, në vend janë regjistruar 425 azilkërkues, shifër kjo që për pesë vitet e fundit shkon në më shumë se 1 mijë persona.
“Në pesë vitet e fundit, azil në Kosovë kanë kërkuar 1 mijë e 116 persona”.
Sipas statistikave të MPB’së, vitet kur në Kosovë janë regjistruar më së shumti azilkërkues po del të ketë qenë viti që po lëmë pas dhe 2013’ta. Vetëm gjatë këtyre dy viteve, azil në vend kërkuan mbi 700 të huaj.
Ndërkohë, arsyeja kryesore që i ka shtyrë këta të huaj që t’i drejtohen vendit më të varfër në rajon po del të ketë qenë lufta në vendet e tyre, por jo vetëm.
‘’për shkak të bindjeve politike, përkatësisë etnike”, thuhet në përgjigjet e Ministrisë së Punëve të Brendshme drejtuar Gazetës Express.
E derisa shumë të huaj po e shohin Kosovën si një prej vendeve të sigurta për të jetuar, vendasit po e braktisin.
Për çdo vit nga vendi më i varfër në rajon largohen afër 10 mijë banorë. Por, vitin e kaluar kjo shifër është rritur edhe më shumë.
Sipas të dhënave të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, të përmbledhura në raportin “Vlerësimi i popullsisë 2017”, numri i atyre që e kanë lëshuar Kosovën gjatë vitit të kaluar është 11 mijë e 263 persona.
“Emigrimi ndërkombëtar: numri i emigrantëve kosovarë gjatë vitit 2017 është vlerësuar të jetë gjithsej 11,263 banorë përfshirë emigrantët legalë dhe ata ilegalë”, thotë raporti i ASK-së.
Pjesa më e madhe e atyre që u larguan nga Kosova për vitin 2017, ishin emigrantë legal.
“Ndërsa arsyeja e emigrimit ishte kryesisht për shkak të bashkimit familjar, martesave, gjetja e një vendi pune, shpërngulje të përhershme (kryesisht në shtetet fqinjë), ose për studime afatgjata me punësim”, thuhet në raportin e ASK’së.
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...
Gjatë fundjavës priten reshje shiu dhe bore në Kosovë
Alisson zbulon klubin ku dëshiron të transferohet pasi të la...
Hoti: Serbia nuk dëshiron zbatimin e deklaratës për të zhduk...
Haradinaj beson në lirimin e bashkëluftëtarëve që po gjykohe...