Nga 913 premtime sa janë bërë gjatë fushatës për periudhën katër vjeçare, kryetaret e 26 komunave sa kanë realizuar rreth 51% të tyre, për mandatin 4 vjeçar.
Kjo është bërë e ditur nga publikimi i raportit të Instituti GAP “Progresi i kryetarëve të komunave në përmbushjen e premtimeve zgjedhore gjatë mandatit 2017 – 2021”, për 26 komunat e Kosovës.
Sipas të dhënave më së shumti premtime janë realizuar sa i përket investimeve në infrastrukturë dhe arsim, tha Besnik Salihu, raporton arbresh.info.
“Nga tërë këto komuna nga 913 premtimet sa janë dhënë gjatë fushatës të plota janë realizuar 467 premtime, deri sa me 122 premtime të pa përmbushura e mbyllin ketë mandat kryetaret e komunave. Numri më i madh i premtimeve janë dhënë në infrastrukturë dhe arsim. Niveli më i lart i përmbushjeve të premtimeve është të fusha sociale dhe shëndetësi. Nga 95 përqiind e premtimeve të papërmbushuara nga komunat kanë qenë premtime qe janë varur direkt nga Komunat dhe jo nga ndonjë faktor tjetër”, tha Salihu.
Në këtë monitorim nuk kanë marr pjesë komunat ku udhëhiqen nga komuniteti serbë./V.S//arbresh.info/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...