Ish-kryeinspektori i Agjencisë së Inteligjencës Kosovare (AKI), Burim Ramadani, ka thënë se SHBA-ja e ka paralajmëruar Serbinë se nëse ndërhyn me ushtri në Kosovë atëherë do t’ia kolapsojë ushtrinë për 36 orë.
Sipas tij tij, ky paralajmërim ka ndodhur në tetorin e vitit të kaluar.
Ai ka thënë se më shumë ka gjasa të ketë konflikt në Bosnje dhe Hercegovinë sesa në Kosovë.
“Edhe SHBA-të, duke folur në emrin të NATO-s, diku në javën e parë të tetorit, e kanë paralajmëruar Serbinë që çfarëdo lloj ndërhyrje ushtarake në Kosovë do të përfundojë me 36 orë me dorëzim të plotë të Serbisë. Pra e kemi të konfirmuar”, ka thënë Ramadani në Pressing.
”Po ju them që komandantit të atëhershëm të KFOR-it i ka kërku që KFOR-i të rrinë në kazerma gjatë atyre 36 orëve, që ushtari i KFOR-it të mos lëndohet. Pra po flasim për fuqinë ajrore”, ka thënë Ramadani.
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA