Ndonëse nga 15 qershori ka filluar zbatimi i Planit për Vaksinim Masiv, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë vaksinuar më pak se 1 mijë persona.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se 965 persona janë vaksinuar kundër COVID-19 në 24 orët e fundit në vend.
Sipas kësaj ministrie, deri tani 133 mijë e 868 persona janë vaksinuar kundër këtij virusi.
Ndërsa, 17 mijë e 811 persona kanë marrë dozën e dytë të kësaj vaksine.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 965 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 133.868 doza të vaksinës. Deri më sot 17.811 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, është thënë nga Ministria e Shëndetësisë.
Kujtojmë që ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ditë më parë ka bërë të ditur se gjatë këtij muaji Kosova do të furnizohet me dozat e para të vaksinave nga kontrata e nënshkruar me Pfizer./arbresh.info/
Vdes një fëmijë 1-vjeçar në QKUK, ShSKUK-ja del me sqarim
“Ne të dy bashkë duhet të jemi”, Driloni bën hapin e parë dr...
Manchester City mposhtet nga Aston Villa
Deri në 1 orë e gjysmë pritjet për të hyrë në Kosovë nga Jar...
Abdixhiku thirrje mërgimtarëve për regjistrim për të votuar
Scholz: Akt i tmerrshëm i çmendur që të godet në zemër