Google ADS

Për 24 orë u ngritën 94 akuza ndaj 109 personave

11:43 | 17 Shtator 2019
Arbresh.info

Të hënën në Kosovë janë shqiptuar 94 akuza kundër 109 personave për vepra të ndryshme penale nga Prokurori i Shtetit.

Në njoftim thuhet gjithashtu se gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar për 48 orë, 15 persona dhe janë bërë 5 kërkesa për caktimin e paraburgimit të 7 personave, shkruan arbresh.info.

Më poshtë mund të gjeni të plotë njoftimin për 24 orët e fundit të Prokurorit të Shtetit.

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur nëntëdhjetekatër (94) aktakuza kundër njëqindenëntë (109) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë pesëmbëdhjetë (15) persona, si dhe janë bërë pesë (5) kërkesa për caktimin e paraburgimit të shtatë (7) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale, si dhe janë sekuestruar një kamion (Mercedes-Benz), çelësat e kamionit, dhe masa drusore e llojit Ahu në sasi prej 5.m3..

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar. Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur tridhjetedy (32) aktakuza kundër tridhjeteshtatë (37) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar për 48 orë gjashtë (6) të dyshuar në tri raste të ndara, si dhe ka paraqitur pranë Gjykatës kompetente, dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, si dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak për një (1) person.

Ndërsa, janë ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Po ashtu, kjo prokurori ka sekuestruar një kamion (Mercedes-Benz), çelësat e kamionit, dhe masa drusore e llojit Ahu në sasi prej 5.m3.

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundi janë ndaluar pesë (5) persona të dyshuar, për vepra të ndryshme penale. Në Departamentin e Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore të Pejës janë ndaluar dy (2)  persona të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar”. Me aktvendim të prokurorit të shtetit, dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë. Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit, në Departamentin e Përgjithshëm, janë ndaluar tre (3) persona të dyshuar, dy (2) për veprën penale “Dhunë në familje” dhe një (1) për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve” . Gjithashtu, kjo prokurori gjatë ditës se premte ka ngritur pesë (5) aktakuza ndaj tetë (8) personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave të dyshuar dhe ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza, kundër pesëmbëdhjetë (15) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, Departamenti i Përgjithshëm ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi  të dyshuar për dy vepra të ndryshme penale, gjithashtu, është ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur njëzetepesë (25) aktakuza kundër njëzeteshtatë (27) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar në dy raste të ndara si dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme