Sipas raportit të Policisë së Kosovës në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar nëntë raste të dhunës në familje, shkruan arbresh.info.
Rastet e dhunës në familje janë raportuar në Prishtinë, Prizren, Pejë, Deçan, Rahovec dhe Gjakovë.
Më poshtë keni raportin e Policisë për këto raste:
Prishtinë, 24.06.2021 – 18:30. I dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës shtetase e Shqipërisë. Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. Rasti nën hetime.
Prizren, 24.06.2021 – 17:00. Ankuesja femër kosovare raporton se bashkëshorti i saj i dyshuari kosovar ushtron dhunë në familje, i njëjti është me probleme psiqike. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. Rasti nën hetime.
Prizren, 24.06.2021 – 20:00. I dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht babain e tij viktimën kosovar, sipas raportit mjekësor lëndimet janë të natyrës së lehtë. I dyshuari është arrestuar , me vendim të prokurorit i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë.
Pejë, 23.06.2021-23:00.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit kishte sulmuar fizikisht viktimat mashkull dhe femër kosovarë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor , ndërsa me urdhër të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.
Pejë, 24.06.2021-09:00.Është arrestuari dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë sistematike psiqike dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor . Me vendim te prokurorit kujdestar te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Deçan, 24.06.2021 – 13:00. Ankuesja femër kosovare raporton se bashkëshorti i sajë i dyshuari kosovar ushtron dhunë fizike në mënyrë sistematike ndaj saj. I dyshuari është arrestuar, me vendim te prokurorit i njëjti dërgohet ne mbajtje. Rasti ne hetime.
Pejë, 24.06.2021 – 22:20. I dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës kosovare. Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore. Ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërgohet në mbajtje për 48 orë.
Rahovec, 23.06.2021-21:00. Ankuesi mashkull kosovar -prind i viktimës femër kosovare ka raportuar se, i dyshuari mashkull kosovar -bashkëshort i viktimës dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj, dy. Viktimës për shkak të lëndimeve i është ofruar tretman mjekësor në QKMF-Rahovec, dhe pas intervistimit është dërguar në shtëpinë e prindërve, po ashtu i dyshuari pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.
Gjakovë 24.06.2021 – 16:00. Ankuesja femër kosovare raporton se i dyshuari mashkull kosovar (bashkëshorti i saj) ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës. Viktima ka pranuar tretman mjekësor sipas raportit mjekësor lëndimet janë të natyrës së lehtë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt. Rasti nën hetime.
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...
Musliu: Rahoveci po rreshtohet me Bedri Hamzën
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me ...