Prokurori i Shtetit gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar për 48 orë tetë (8) persona, si dhe janë bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit të katër (4) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar, njofton arbresh.info
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) persona për 48 orë, si dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për tre (3) persona, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” nga neni 185 paragrafi 1 të KPRK-së dhe veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 paragrafin 1 KPRK-së.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) persona për vepra të ndryshme penale./arbresh.info/
Parashikimi i motit për vikend
Gjermani/ Një person hyn me makinë në tregun e Krishtlindjev...
FBI-ja po e heton sulmin në Ibër-Lepenc
Hovenier: Misioni si ambasador i ShBA-së në Kosovë, ishte nd...
Prishtinë: Vetura godet këmbësoren te rruga “C”
Publikohen pamjet e para nga tregu i Magdeburgut – raportohe...