Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria e Shtetit njofton opinionin se nga prokuroritë themelore janë ngritur 40 aktakuza kundër 44 personave për vepra të ndryshme penale, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Shtetit.
Gjithashtu kjo prokurori njofton se me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 13 persona, si dhe ka bërë 7 kërkesa për caktimin e paraburgimit të 9 personave, shkruan arbresh.info.
Mirëpo, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka dhënë një urdhër për ngrirjen e përkohshme të aseteve për tetë (8) persona, për veprën penale nga neni 283 ,260, 299, 364, 317, 308, 305, 372, 366.
“Ky është raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit:
Prishtinë, 6 shtator 2019 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit prokuroritë themelore kanë ngritur dyzet (40) aktakuza kundër dyzetekatër (44) personave për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit
Gjithashtu, me kërkesë të prokurorit të shtetit për kontroll dhe bastisje, dhe me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata, janë sekuestruar: një (1) armë 6.75mm, një(1) karikator të armës AK-47, 42 fishekë (municion) të armës cal.7.65mm.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka dhënë një (1) urdhër për ngrirjen e përkohshme të aseteve për tetë (8) persona, për veprën penale nga neni 283 ,260, 299, 364, 317, 308, 305, 372, 366.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë tri (3) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit për katër (4) persona, si dhe një (1) kërkesë për paraqitje në stacion policor për tre (3) persona. Gjatë 24 orëve të fundit, në një motel në Graçanicë, është gjetur një person pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka paraqitur pranë Gjykatës Themelore në Prizren, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona. Ndërsa, gjatë 24 orëve të fundit, janë ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person i dyshuar për vepër “Vjedhje e rende”. Gjithashtu, kjo prokurori gjatë ditës së djeshme ka ngritur gjithsej katër (4) aktakuza, ndaj pese (5) të pandehurve. Me urdhër të prokurorit kujdestar janë dërguar në autopsi dy trupa të pajetë si vdekje të dyshimta.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) kërkesë për caktimi e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi të dyshuar dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër tetë (8) personave. Gjithashtu, në komunën e Vitisë, gjatë ditës së djeshme dyshohet se një (1) person në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete. Gjithashtu, në Gjilan gjatë ditës së djeshme është gjetur një (1) person pa shenja jete, që dyshohet të jetë vdekje e natyrshme.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestarë, Departamenti i Përgjithshëm ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara, si dhe, me kërkesë të prokurorit për kontroll dhe bastisje, dhe me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata, janë sekuestruar: një (1) armë 6.75mm, një(1) karikator të armës AK-47, 42 fishekë (municion) të armës cal.7.65mm. Gjithashtu kjo prokurori, gjatë 24 të fundit ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepra të ndryshme penale.
Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, në dy raste të ndara, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza ndaj katër (4) personave për vepra të ndryshme penale.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.
Prokuroritë | Aktakuzat – personat | Ndalimet | Paraburgimet kërkesat-personat | Bastisjet | Sekuestrimet |
Prokuroria Speciale | / | / | / | / | / |
Prishtinë | 7 – 7 | 6 | 3 – 4 | / | / |
Prizren | 12 – 13 | / | 1 – 2 | / | / |
Pejë | 4 – 5 | 1 | / | / | / |
Gjilan | 7 – 8 | 1 | 1 – 1 | / | / |
Gjakovë | 2 – 2 | 2 | / | 1 | 1 |
Mitrovicë | 4 – 5 | / | / | / | / |
Ferizaj | 4 – 4 | 3 | 2 – 2 | / | / |
Totali | 40 – 44 | 13 | 7 – 9 | 1 | 1 |
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka dhënë një (1) urdhër për ngrirjen e përkohshme të aseteve për tetë (8) persona, për veprën penale nga neni 283 ,260, 299, 364, 317, 308, 305, 372, 366.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona, pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhunë në familje”.
Ndërkaq, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar tre (3) persona, pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprat penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë dy (2) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit për dy (2) persona, me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Dhunë në familje, një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për dy (2) persona, me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Detyrimi”.
Ndërkaq, Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, ka bërë një (1) kërkesë për paraqitje në stacionin policor për tre (3) persona, pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Pranimi i ryshfetit në sektorin privat”.
Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Deklarimet e rreme”.
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dhunë në familje”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shantazhi”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.
Raste tjera me interes për publikun:
Gjatë 24 orëve të fundit, në një motel në Graçanicë, është gjetur një person pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur pranë Gjykatës Themelore në Prizren, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, për dy (2) persona për shkak dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave për vepra të ndryshme penale.
Në Departamentin e Përgjithshëm janë ngritur këto aktakuza:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;
Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprat penale “Kanosja” dhe “Dhuna në familje”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”.
Ndërsa, në Departamentin e Krimeve të Rënda, është ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Dy (2) aktakuza për veprën penale “ mbajtje ne pronësi, kontroll ose posedim te paautorizuar te armeve” kundër 2 personave;
Aktakuzë për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge” kundër 2 personave;
Aktakuzë për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve komunale” kundër 1 personi.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i Përgjithshme, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Mashtrim’’ dhe veprën penale ‘’Deklarim i Rremë’’.
Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi, për veprën penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’
Aktakuzat:
Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër tetë (8) personave, për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Posedim i pa autorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’ Ndotja e ujit të pijshëm’’
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’ Lëndim i lehtë trupor’’
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’ Kontrbandimi i mallrave
Rastet tjera me interes për publikun:
Dyshohet se dje, më 05 shtator 2019, rreth orës 21:00 minuta, në fshatin Smirë Komuna e Vitisë, një (1) person i moshës 68 vjeçare është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë prokurori kujdestar, policia, dhe mjeku kujdestar, i cili edhe ka konstatuar vdekjen e tij. Prokurori i shtetit, ka dhënë urdhër që trupi i pa jetë i viktimës të dërgohet për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë dhe rasti është cilësuar si ‘’Vdekje e dyshimtë’’..
Në Gjilan, dje rreth orës 17:00 minuta, një (1) person i moshës 65 vjeçare është gjetur pa shenja jete afër stadiumit të qytetit, dyshohet të ketë pasur atak kardiak. Në vendin e ngjarjes kanë dalë prokurori kujdestar, policia, dhe mjeku kujdestar, i cili edhe ka konstatuar vdekjen e tij.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë- Departamenti i Përgjithshëm, janë ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara. Një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “ Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, po ashtu një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “ Ngacmimi” dhe “ Mospërfillje e urdhrit gjyqësor”.
Sekuestrimet e përkohshme:
Një (1) armë 6.75mm me nr.serik 10654
Një(1) karikator të armës AK-47
42 fishekë (municion) të armës cal.7.65mm
Qese te zbrazëta që përdoren për paketimin e narkotikëve
Një (1) qese me fara kanabis sativa me peshe 0.8 gram, dhe
Dy (2) brusha për pastrimin e armëve.
Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për këto vepra penale:
Departamenti i Krimeve të Rënda:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Blerja, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, dhe
Departamenti i Përgjithshëm:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “ Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”.
Aktakuzat:
Departamenti i Krimeve të Rënda i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Grabitje“;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulm Seksual“.
Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) peronave, për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare “;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve komunale“.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar tre persona të dyshuar, në dy raste të ndara.
Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, dy (2) persona, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Grabitja”. Ndërsa Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Dhunë ne familje” sipas KPRKS-së.
Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit apo masa tjera:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave të pandehur. Një (1) kërkesë ndaj një (1) personi për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Fajdeja”, dhe një (1) kërkesë ndaj një (1) personi për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e rëndë” dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...