Policia e Kosovës ka njoftuar se urdhri operativ “Siguria në trafikun rrugor 2023” po implementohet në terren.
Në 24 orët e fundit janë realizuar 587 pika kontrolli të automjeteve , përderisa për shkelje ligjore në trafik janë konfiskuar 71 patentë shofer.
“Për të arritur objektivat e përbashkëta për një siguri të qëndrueshme rrugore dhe qarkullim pa pengesa kërkojmë nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, veçanërisht nga drejtuesit (vozitësit) e automjeteve që të shmangin veprimet të cilat ndikojnë në shpërqendrimin e tyre gjatë vozitjes, si; në përgjithësi vozitjen e automjetit ta përshtatin me gjendjen dhe kushtet në rrugë, t’i shmangen përdorimit të telefonave mobil gjatë drejtimit të automjetit, të respektojnë shenjat për kufizimin e shpejtësisë të mbajnë distancën e duhur në mes automjeteve gjatë qarkullimit, etj”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info
Ambasada e Shqipërisë uron 28 Nëntorin
Vrasja e Martin Canit, nxënës, mësues dhe prindër me marshim...
Tubim në Gjirokastër, Kumbaro: Kënaqësi të bisedosh me gjiro...
Joe Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën
Kurti për suksesin e Telekomit: I vetmi vend në rajon që nuk...
Vajzat e Kosovës U19 mposhten nga Gjermania