Google ADS

Për 24 orë, një i vdekur dhe 19 të lënduar në aksidente

11:10 | 24 Mars 2017
M. A.

Policia e Kosovës ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Kosovës kanë ndodhur 51 aksidente trafiku, prej të cilave një ka përfunduar me pasoja fatale, 19 me persona të lënduar dhe 31 të tjera me dëme materiale.

Ndërsa ndaj të gjithë pjesëmarrësve në trafik që kanë thyer rregullat e komunikacionit, policia ka shqiptuar 1123 gjoba kundërvajtës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme