Prokurori i Shtetit, ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur gjithsej gjashtëdhjetekatër (64) aktakuza, kundër gjashtëdhjetenëntë (69) personave të pandehur, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar njëzetenjë (21) persona të dyshuar .
Po ashtu, janë bërë gjithsej nëntë (9) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dymbëdhjetë (12) personave të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për katër (4) persona të dyshuar, si dhe, ka ngritur ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tetë (8) aktakuza, kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit kandaluar një (1) person të dyshuar për veprën penale “Dhunë në familje”. Me aktvendim të prokurorit të shtetit është dërguar në ndalim 48 orësh. Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë ditës se djeshme ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit ndaj dy (2) personave për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Lëndimi i rëndë trupor”. Gjithashtu, Prokuroria Themelore e Pejës, ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza, kundër njëzetedy (22) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, në dy raste të ndara ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar për 48 orë, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi, si dhe, ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, Departamenti i Përgjithshëm, janë ndaluar tre (3) personave të dyshuar, si dhe, janë bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër tre (3) personave të dyshuar. Po ashtu, Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur nëntë (9) aktakuza, kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza, kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, në tri raste të ndara, ka ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale.
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...