Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 41 aktakuza kundër 46 personave për vepra të ndryshme penale.
Gjithashtu me urdhër të prokurorit të shteti janë ndaluar 14 persona të dyshuar dhe janë paraqitur 3 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 3 personave të dyshuar, transmeton arbresh.info
Njoftimi i plotë:
Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetenjë aktakuza kundër dyzetegjashtë personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar katërmbëdhjetë persona të dyshuar dhe janë paraqitur tri kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tre personave të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar nëntë persona të dyshuar, ka paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy persona, si dhe ka ngritur dhjetë aktakuza kundër dhjetë personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre persona për 48 orë dhe ka ngritur dhjetë aktakuza kundër katërmbëdhjetë personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person të dyshuar dhe ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi.
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur trembëdhjetë aktakuza kundër katërmbëdhjetë personave. Ndërsa Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tri aktakuza kundër tre personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ngritur pesë aktakuza kundër pesë personave, për vepra të ndryshme penale.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar dy persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, një person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” dhe dy persona të përfshirë në një rast, njëri për veprën penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion” dhe tjetri për veprën penale “Ofrimi i lokaleve për prostitucion “.
Ndërsa, Departamenti i Krimeve, ka ndaluar katër persona, pasi të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale” Keqpërdorimi seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet”.
Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur dhjetë aktakuza kundër dhjetë personave, për këto vepra penale:
Katër aktakuza kundër katër personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Dy aktakuza kundër dy personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një aktakuzë kundër një personi, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”,
Një aktakuzë kundër një personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një aktakuzë kundër një personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,
Një aktakuzë kundër një personi, për veprën penale “Shtrëngimi”.
3. Prokuroria Themelore Prizren
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ndaluar një person për 48 orë, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhënia e ryshfetit”.
Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar dy persona për 48 orë, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.
Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur dhjetë aktakuza kundër katërmbëdhjetë personave, për këto vepra penale:
Tri aktakuza kundër shtatë personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Tri aktakuza kundër tre personave, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” ,
Dy aktakuza kundër dy personave, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,
Një aktakuzë kundër një personi, për veprën penale “Sulmi”,
Një aktakuzë kundër një personi, për veprën penale “Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore”.
4. Prokuroria Themelore Pejë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Pejë, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”.
5. Prokuroria Themelore Gjilan
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur trembëdhjetë aktakuza kundër katërmbëdhjetë personave, për këto vepra penale:
Nëntë aktakuza kundër nëntë personave për veprën penale „‟Vjedhja e shërbimeve‟‟,
Një aktakuzë kundër dy personave për veprat penale „‟Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm‟‟ dhe „‟Mashtrimi‟‟,
Një aktakuzë kundër një personi për veprat penale „‟Mashtrimi‟‟ dhe „‟Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm‟‟,
Një aktakuzë kundër një personi për veprat penale „‟Sulmi‟‟ dhe „‟Mospërfillja e gjykatës‟‟,
Një aktakuzë kundër një personi për veprën penale „‟Sulmi seksual‟‟.
6. Prokuroria Themelore Gjakovë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, është ndaluar një person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Kanosja”.
7. Prokuroria Themelore Mitrovicë
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tri aktakuza kundër tre personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
8. Prokuroria Themelore Ferizaj
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për këto vepra penale:
Dy aktakuza kundër dy personave për veprën penale “Vjedhje e rëndë”,
Dy aktakuza kundër dy personave për veprën penale “Kanosje”,
Një aktakuzë kundër një personi për veprën penale “Dhuna në familje”./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...