Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 65 aksidente trafiku, 2 prej tyre me fatalitet, 25 prej tyre përfunduan me të lënduar ndërsa 38 prej tyre me dëme materiale.
Njëri nga aksidentet me fatalitet ishte në fshatin Arrllat të komunës së Drenasit, ku humbi jetën një 24 vjeçar.
“Rr. Rajonale Arllat Malishevë, 04.01.2021-20:30. Ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet dhe lëndime trupore ku kanë qenë të përfshira katër vetura në lëvizje. Si pasojë e aksidentit për shkak të lëndimeve ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar si dhe kanë pësuar lëndime pesë persona meshkuj kosovarë. Të lënduarit pas tretmanit mjekësor janë liruar për në shtëpi. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore si dhe prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. Rasti mbetet nën hetime.”
Ndërsa tjetri aksident me fatalitet u shkaktua në autostradën Suharekë-Vërmicë.
“Viktima mashkull kosovar i cili ishte duke u trajtuar ne QKUK, me datë 04.01.2021 nga lëndimet e mara ka ndërruar jetë. Me vendim te prokurorit viktima dërgohet ne IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë”.
Sipas raporti të Policisë së Kosovës, thuhet se dje janë shqiptuar 816 tiketa trafiku, ndërsa në bazë të ligjit anti-Covid janë shqiptuar 636 tiketa, transmeton arbresh.info.
Në raport thuhet se janë arrestuar 38 persona, 15 prej tyre janë dërguar në mbajtje./Arbresh.info
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...